EKSPLORONI RANGE ROVER VELAR

EKSPLORONI RANGE ROVER VELAR

DIZAJN MINIMALIST

Range Rover Velar Reductive Design
DETAJE PRECIZE

DETAJE PRECIZE

Range Rover Velar vjen me elemente të kuruara dhe të rafinuara, që përfshijnë dizajn të ri grile në një sërë lustrash teknike, për të optimizuar proporcionet e automjetit.
Range Rover Velar Reductive Design
SOFISTIKIM ELEGANT

SOFISTIKIM ELEGANT

Sofistikimi elegant i konsolës së re qendrore vjen me hapësirë të bollshme për mbajtjen e sendeve dhe me prakticitetin e karikimit me valë.

TEKNOLOGJI TË AVANCUARA

PIVI PRO I GJENERATËS SË RE

PIVI PRO I GJENERATËS SË RE

Sistemi ynë i informacionit dhe argëtimit Pivi Pro,1 i vlerësuar me çmime, përfshin të gjitha kontrollet në një ekran qendror me prekje 11,4” të ri, me xham të harkuar. Duke krijuar një ndërfaqe të qartë dhe elegant, me funksionalitete intuitive të përshtatjes së volumit të zërit, klimës dhe ndenjëseve.
SISTEM ZANOR GJITHËPËRFSHIRËS

SISTEM ZANOR GJITHËPËRFSHIRËS

PËRVOJË ZANORE GJITHËPËRFSHIRËSE. Sistemi i fuqishëm zanor karakteristik MeridianTM luan muzikë me cilësi shumë të lartë, duke përdorur deri në 23 bokse dhe fuqi amplifikimi prej 1.300W.
PRAKTICITET I LIDHUR

PRAKTICITET I LIDHUR

Paketa Online2 ofron lidhje të lehtë me akses në aplikacionet e përfshira, si Amazon Alexa dhe Spotify. Përditësimet e programeve nëpërmjet internetit (SOTA) e mbajnë automjetin tuaj të përditësuar.
KARIKIM ME VALË

KARIKIM ME VALË

Karikimi me valë i pajisjeve dhe lidhja me valë ju mundëson karikimin e telefonave inteligjentë të përshtatshëm, ndërsa minimizon rrëmujën në kabinë.
ASISTENCA E DREJTUESIT

ASISTENCA E DREJTUESIT

Përzgjidhni nga gama e veçorive të projektuara për ta bërë drejtimin dhe parkimin më të lehtë dhe të sigurt. Me një sërë teknologjish novatore të disponueshme për të përmirësuar përvojën tuaj gjatë drejtimit.

LUKS BASHKËKOHOR

REHATI ÇLODHËSE

REHATI ÇLODHËSE

Dizajni më mbështetës i ndenjëseve me butësi të përshtatur, përmirësohet më tej nga ndenjëset e përparme me masazh dhe 20 pozicione të drejtuesit, me aftësi ‘memory’ dhe shtrirje elektrike. Të disponueshme me rehatinë shtesë të ndenjëseve të përparme me ngrohje dhe ftohje.

PERFORMANCË ELEKTRIKE

HIBRID ELEKTRIK

HIBRID ELEKTRIK

The Range Rover Velar plug-in electric hybrid (PHEV) offers the best, with hybrid technology combining the 105kW electric motor with the Ingenium petrol engine. Experience comfortable electric driving with up to 65km range per certified charge. **

SPECIFIKAT E HIBRIDIT ELEKTRIK (PHEV)

DISTANCA PËR KARIKIM ELEKTRIK (DERI NË)

65 KM**

Distanca e pritshme reale sipas WLTP-së, deri në 51 km.

EMETIMET2 E CO (NGA)

38 G/KM**

Zero emetime nga marmita në modalitetin EV (elektrik).

KARIKIM PUBLIK (NGA)

30 MINUTA

Karikim i shpejtë me DC nga 0 në 80 për qind në 30 minuta

KARIKIM NGA SHTËPIA

2,5 ORË

Deri në 100% duke përdorur një karikues shtëpiak AC 7kW.

AFTËSI QË FRYMËZON SIGURI

Range Rover Velar Driving Dynamics
Range Rover Velar Optimum Traction

PERSONALIZIM I POSAÇËM

UNIK PËR JU

UNIK PËR JU

Një gamë alternativash paketash dhe aksesorësh. Alternativa ngjyrash, disqesh dhe tavanesh. Ky është Range Rover Velar juaj.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET E RANGE ROVER VELAR

MODELET E RANGE ROVER VELAR

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
Range Rover Velar

Range Rover Velar 

Elegancë e sofistikuar.
INOVACION

INOVACION

Teknologji që fuqizon dizajnin.

††

Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.

Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen, por pa u kufizuar, koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.

1Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Land Rover.

2Mund të zbatohet politika e përdorimit të drejtë. Abonim standard 1-vjeçar, i cili mund të zgjatet pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj Land Rover.

Kini parasysh se veçoritë standarde mund të zëvendësohen kur zgjidhni nivele alternative të pjesëve të brendshme. Veçoritë standarde mund të ndryshojnë edhe në varësi të modelit të motorit dhe transmisionit.

Veçoritë opsionale dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojnë sipas specifikave të automjetit (modeli dhe grupi i fuqisë), ose të kërkojnë instalimin e veçorive të tjera për t'u përshtatur. Ju lutemi, kontaktoni shitësin tuaj lokal për më shumë detaje ose konfigurojeni automjetin tuaj në internet.

Veçoritë në makinë duhet të përdoren nga drejtuesit vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Drejtuesit duhet të sigurohen që të kenë kontroll të plotë mbi mjetin gjatë gjithë kohës.

Funksionet, opsionet e Pivi-t dhe InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori vijnë me abonim, i cili do të duhet të rinovohet më tej pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura.

Apple CarPlay® është një markë tregtare e Apple Inc. Mund të zbatohen kushtet e Apple Inc për përdoruesin fundor.

Android AutoTM është një markë tregtare e Google LLC.

App Store është një markë tregtare e Apple Inc.

Google Play Store është një markë tregtare e Google LLC.

MeridianTM është një markë tregtare e regjistruar e Meridian Audio Ltd. TrifieldTM dhe pajisja “three fields/tri fushat” është një markë tregtare e Trifield Productions Ltd.