Ekipet e Kryqit të Kuq Italian përdorën automjetin Defender gjatë kohës që izolimi i Covid-19-s vështirësoi jetën e personave të pastrehë të Romës në dimrin e ftohtë dhe të lagësht.
Ekipi ishte në gatishmëri për të ndihmuar, duke përdorur automjetin Defender 110 të Kryqit të Kuq Italian, të ngarkuar me ushqime të ngrohta, veshmbathje të ngrohta dhe pajisje mjekësore. Duke udhëtuar nëpër qytet, ata u ofruan ndihmë personave të strukur në rrugina dhe përpara dyerve të dyqaneve.
Sigurimi i mbështetjes për të pastrehët në Romë ishte vetëm njëra nga mënyrat në të cilat automjeti Defender ndihmoi ekipet vendase të Kryqit të Kuq që të jepnin kontributin e tyre gjatë një viti sfidash të paprecedente në të gjithë botën.
Aktivistët humanitarë frymëzues punuan në terren në tri kontinente gjatë një periudhe krize, duke u përballur me fatkeqësitë natyrore, kufizimet e Covid-it dhe emergjencat mjekësore.
Kryqi i Kuq Australian mbështeti mbi 36,000 persona nëpërmjet një programi rimëkëmbjeje pas zjarreve pyjore shkatërruese. Automjetet Defender i ndihmuan që të kryenin ushtrime për t’i përgatitur personat për emergjencat në të ardhmen dhe për t’u ofruar mbështetje psikologjike personave të karantinuar me detyrim në hotele gjatë pandemisë.
Kryqi i Kuq Meksikan zhvilloi trajnime jetëshpëtuese në komunitetet e izoluara që banojnë shumë larg shërbimeve të emergjencës. Vullnetarët dhe punonjësit përshkonin 400 km në ditë nëpër terrene sfiduese për të ofruar njohuri dhe pajisje jetike të ndihmës së parë.
Automjetet Defender në Mbretërinë e Bashkuar transportuan pako me ushqime për familjet e izoluara në zona të thella gjatë Covid-it. Gjithashtu, ato transportuan pajisje të mbrojtjes personale në ishujt e Skocisë dhe lehtësuan procesin e vaksinimit në mbarë vendin.
Ndërkaq, ekipet e Kryqit të Kuq vijonin t’u përgjigjeshin emergjencave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si zjarret në banesa, dëmet nga stuhitë dimërore dhe përmbytjet.
JLR-ja mobilizoi 267 automjete Defender dhe të tjera për të ndihmuar gjatë reagimit mbarëbotëror ndaj Covid-19-s.