EKSPLORONI

RANGE ROVER EVOQUE
<h3><b>EKSPLORONI </h3> RANGE ROVER EVOQUE
CRAFTED WITHOUT COMPROMISE

DIZAJN TËRHEQËS

Evoque mbart ADN-në e dizajneve të Range Rover, me pjesën e sipërme të kabinës të ngritur, perimetrin qendror të vazhdueshëm dhe grilën e re tri dimensionale elegante. Fenerët e përparmë Pixel LED të rinj mundësojnë një grafikë dritash të mprehtë dhe të veçantë.

VËMENDJE E HOLLËSISHME

Range Rover Evoque Dynamic tërheq vëmendje me parakolpin dhe prapakolpin e ulët me lustër Graphite Atlas. Kjo pamje e sofistikuar plotësohet nga disqet e aliazhit 21 inç në ngjyrë Gri të errët me shkëlqim dhe lustër kontrast Diamond Turned.

PAMJE ESTETIKE JOSHËSE

Me ndriçim karakteristik modern LED ‘super të kuq’, grafikat e fenerëve të pasmë të gdhendur vijnë me animacione të reja në kyçje dhe shkyçje të automjetit tuaj.
CRAFTED WITHOUT COMPROMISE

MJEDIS QETËSUES

Kabina e qetë dhe minimaliste e Range Rover Evoque vjen me dizajn të ri të konsolës qendrore, që përfshin një ndërrues të ri marshesh taktil, Ekran me prekje 11,4 inç prej xhami të harkuar dhe të ngritur dhe hapësirë ruajtjeje të përmirësuar.

MATERIALE TË SOFISTIKUARA

Materialet e krijuara në mënyrë luksoze përfshijnë lëkurën Windsor me një model të veçantë me shpime Herringbone Diamond, alternativë jo prej lëkure me material Ultrafabrics™ me shpime në ngjyrë Ebony, ose përzierjen e leshit Kvadrat™ taktil dhe bashkëkohor.

DETAJE ELEGANTE

Detajet e reja Moonlight krom mundësojnë kontrast pamor, me finiturë të sofistikuar dhe elegante në konsolën qendrore, kornizën e hapjeve të ajrimit, timon dhe kapakët e hapjeve të ajrimit.

FINITURA TË SHKËLQYERA

Për një pamje edhe më tërheqëse, interieri i kuruar ofron opsione dhe lustra dekoruese të veçanta. Zgjidhni një pamje teknike dhe moderne ose një finiturë taktile, natyrale dhe autentike për të realizuar dekorin.

PIVI PRO I GJENERATËS SË RE

Sistemi ynë i informacionit dhe argëtimit Pivi Pro1, i vlerësuar me çmime, përfshin të gjitha kontrollet në një ekran qendror me prekje 11,4 inç të ri, me xham të harkuar dhe të ngritur. Për prakticitet optimal, konfigurimet e volumit, klimës dhe kontrollit të ndenjëseve janë gjithnjë të aksesueshme.

AMAZON ALEXA

Flisni me Alexa3 për të përdorur lehtësisht funksionet kryesore të automjetit. Kontrolloni gjithçka, nga navigacioni deri tek opsionet e medias, madje dhe pajisjet inteligjente të pajtueshme në shtëpi, vetëm nëpërmjet zërit tuaj.

TEKNOLOGJI E AVANCUAR

Pivi Pro1 funksionon në harmoni me Përditësimin e programeve nëpërmjet internetit4, duke përmirësuar vazhdimisht teknologjinë e automjetit tuaj Range Rover Evoque. Navigacioni What3words përdor të dhëna destinacioni me tri fjalë për gjetjen e saktë të vendndodhjes.

LIDHJE E LEHTË

Mos mbesni asnjëherë pa karikim falë prizave USB-C të vendosura në të gjithë mjetin, në mënyrë që pasagjerët të qëndrojnë të lidhur, ndërsa karikimi me valë minimizon rrëmujën në kabinë.

ASISTENCA E DREJTUESIT

Përzgjidhni nga gama e veçorive që reduktojnë mundimin e drejtuesit dhe e bëjnë parkimin më të lehtë. Me një sërë teknologjish novatore të disponueshme, për të përmirësuar çdo udhëtim.

CABIN AIR PURIFICATION PLUS

Me anë të teknologjive më të sofistikuara në kategorinë e tyre për cilësinë e ajrit në interier,5 Sistemi Cabin Air Purification Plus i Range Rover Evoque promovon mirëqenien dhe rrit vëmendjen duke monitoruar dhe kontrolluar nivelet e CO2 me filtrimin PM2.5 dhe menaxhimin e CO2.
KRIJONI AUTOMJETIN TUAJ

HIBRID ELEKTRIK

Hibridi elektrik me karikim (PHEV) Range Rover Evoque ofron më të mirën, me teknologjinë hibride që kombinon motorin elektrik 80kW me motorin me benzinë Ingenium. Kryejeni udhëtimin tuaj ditor mesatar vetëm në modalitetin elektrik6, me një distancë për karikim të certifikuar deri në 62km**.

SPECIFIKAT E HIBRIDIT ELEKTRIK

DISTANCA PËR KARIKIM ELEKTRIK (DERI NË)

62 KM**

Distanca e pritshme reale sipas WLTP-së, deri në 48km.

EMETIMET E CO2 (NGA)

31 G/KM**

Zero emetime nga marmita në modalitetin EV (elektrik).

KOHA E KARIKIMIT PUBLIK (NGA)

30 MINUTA

Karikim i shpejtë me DC nga 0 në 80 për qind në rreth 30 minuta.

KARIKIM NGA SHTËPIA (NGA)

2 ORË 12 MINUTA

Deri në 100% duke përdorur një karikues shtëpiak AC 7 kW.

AFTËSI PËR TË GJITHA TERRENET

TEKNOLOGJI PËRSHTATËSE

Siguria në të gjitha kushtet mundësohet nga Drejtimi inteligjent me të gjitha rrotat dhe Vektorimi rrotullues i motorit nëpërmjet frenimit, me aftësinë e përshtatur të Range Rover për të gjitha sipërfaqet, të mbështetur nga teknologji pioniere, që përfshijnë All-Terrain Progress Control dhe Terrain Response 2.

FORCË FËRKIMI OPTIMALE

Edhe teknologjia Hill Launch Assist ofron siguri të mëtejshme, për ta ndaluar automjetin tuaj nga rrotullimi mbrapsht. Roll Stability Control dhe Dynamic Stability Control rrisin aftësinë e rezistencës në kushte të rrëshqitshme, si bari i njomë, dëbora dhe akulli, ndërsa Trailer Stability Assist lehtëson drejtimin e qëndrueshëm kur ju duhet të rimorkoni.

VAZHDONI TË EKSPLORONI

MODELET RANGE ROVER EVOQUE

MODELET RANGE ROVER EVOQUE

Shikoni gamën e plotë të modeleve.
PËRMBLEDHJE

PËRMBLEDHJE

Provoni Range Rover Evoque.

**Shihni shifrat mbi WLTP-në.


Shifrat e dhëna janë rezultat i testeve zyrtare të prodhuesit në përputhje me legjislacionin e BE-së, të kryera me një bateri plotësisht të karikuar. Vetëm për qëllime krahasimi. Shifrat reale mund të ndryshojnë. Shifrat për CO,2shpenzimin ekonomik të karburantit, konsumin e energjisë dhe shifrat e distancës mund të ndryshojnë sipas faktorëve të tillë, si stili i drejtimit, kushtet mjedisore, ngarkesa, montimi i rrotave, aksesorët e vendosur, itinerari konkret dhe gjendja e baterisë. Shifrat e distancës për karikim bazohen në automjetin që kalon në një rrugë të standardizuar.

Koha e karikimit do të varet nga disa faktorë, ku përfshihen: koha e përdorimit (mosha), gjendja, temperatura dhe karikimi ekzistues i baterisë; objekti i përdorur dhe kohëzgjatja e karikimit.

1Funksionet, opsionet e Pivi-t dhe InControl-it, shërbimet e palëve të treta dhe disponueshmëria e tyre, mbeten në varësi të tregut - kontaktoni shitësin tuaj të Land Rover për disponueshmërinë e tregut vendas dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data) që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja e rrjetit celular nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet. Informacioni dhe imazhet e shfaqura në lidhje me teknologjinë InControl, duke përfshirë ekranet ose sekuencat, u nënshtrohen përditësimeve të softuerit, kontrollit të versionit dhe ndryshimeve të tjera të sistemit/vizuale në varësi të opsioneve të zgjedhura. Për sistemin Connected Navigation, do të nevojitet abonim i mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga shitësi juaj i Land Rover.

2Kamera vëzhgimi 3D. Imazhi nuk është i drejtpërdrejtë. Kontrolloni mjedisin për siguri. Në varësi të rregulloreve vendore.

3Amazon, Alexa dhe të gjitha logot përkatëse janë marka tregtare të Amazon.com, Inc. ose të ndërlidhura me të. Disa nga funksionalitetet e Alexa varen nga teknologjia smart home. Mund të nevojiten produkte dhe instalime shtesë. Telefonat inteligjentë të përshtatshëm. Ndërlidhja varet nga platformat e rrjetit të palëve të treta në treg dhe abonimi.

4Vetëm telefonat inteligjentë të përputhshëm. Në varësi të tregut, rrjetit dhe sinjalit telefonik dhe llogarisë së përdoruesit. Kërkon internet në telefon ose lidhje Wi-Fi. Përditësimi i programeve nëpërmjet internetit (SOTA) varet nga miratimi i drejtuesit dhe lidhja me rrjetin dhe disponueshmëria e tregut.

5Matur kundrejt një klase të mbyllur konkurrentësh, e vlefshme më 03/03/23.

6Distanca e përditshme mesatare e udhëtimit (48km) është përllogaritur duke përdorur të dhëna nga InControl nga 30 tregje botërore për automjetet Range Rover Evoque ndërmjet viteve 2019 dhe 2022. Supozohet bateri e karikuar plotësisht.