RANGE ROVER SPORT SV EDITION ONE I RI

RANGE ROVER SPORT SV EDITION ONE I RI

Me teknologji novatore suspensioni, frenimi dhe motori, ky është modeli Range Rover Sport më i shpejtë dhe më dinamik. Megjithëse SV Edition One është shpërndarë plotësisht, mësoni i pari për modelet e tjera Range Rover Sport SV duke regjistruar interesin tuaj sot.

SFIDIM I KUFIJVE

Inovacioni më i fundit, i kombinuar me teknologjitë e vetme në botë në një SUV. Të themi që performanca është përmirësuar, është pak.

DINAMIKË REVOLUCIONARE

DINAMIKË REVOLUCIONARE

Performancë e shkëlqyer e ofruar në rehati të pacenuar. Sistemi i suspensionit të ajrit 6D Dynamics eliminon virtualisht zhvendosjen dhe rrotullimin. Kjo teknologji, e para në botë për një SUV, kombinohet me shasinë e sofistikuar të modelit Range Rover Sport SV EDITION ONE për të shpalosur potencialin e tij të plotë dinamik.
NDIENI TINGULLIN

NDIENI TINGULLIN

Teknologjia vibro-akustike e gjeneratës së re në makinë ofron një përvojë zanore shumëshqisore nëpërmjet platformës SUBPACTM që është ndër më të mirat në industri. Kjo teknologji Body and Soul Seat (BASS) përfshin gjashtë Programe mirëqenieje. Ndiejeni tingullin, jo thjesht dëgjojeni atë.
SHPALOSNI FUQINË E PLOTË TË SV

SHPALOSNI FUQINË E PLOTË TË SV

Aktivizoni Modalitetin SV me anë të butonit të ndriçuar në timon. Automjeti vetëpërgatitet, duke u ulur 15mm më pranë tokës. Tani, ndieni reagimin më të mprehtë motorik, ndryshimet më të shpejta të marsheve, peshën e timonit në duart tuaja, dhe dëgjoni zhurmën e intensifikuar nga marmita.
ZHURMË KARAKTERISTIKE

ZHURMË KARAKTERISTIKE

Sistemi aktiv i marmitës nuk mundëson vetëm një zhurmë të dallueshme, karakteristike për automjetet SV me performancë të lartë, por siguron edhe menaxhim termik optimal, që është thelbësor për performancën e shkëlqyer të automjetit. Marmita katërshe është e veshur me lustër çeliku të pandryshkshëm dhe me finiturë Fibre Karboni.
I FUQISHËM DHE REAGUES

I FUQISHËM DHE REAGUES

Motori V8 4,4 litra Twin-Turbocharged me 635 kuaj fuqi, i përshtatur posaçërisht, e bën këtë automjetin Range Rover jo vetëm më të fuqishëm, por edhe më të shpejtë. Duke mundësuar reagim të menjëhershëm me manovrueshmëri të jashtëzakonshme, motori ofron fuqi maksimale me eficiencë më të lartë se më parë.
PAMJA E EKSTERIERIT

PAMJA E EKSTERIERIT

Një shpërfaqje e synimit serioz, Range Rover Sport SV EDITION ONE kombinon përmasat e përkryera me bukurinë funksionale. Qarkullimi i ajrit menaxhohet me kujdes për të ofruar performancë optimale, ndërsa lartësia e ulët e drejtimit e thekson më tej pamjen estetike të fuqishme dhe pranë tokës. ‘Modaliteti SV’ redukton më tej lartësinë e drejtimit për një përvojë drejtimi më gjithëpërfshirëse.
NDJESI LUKSOZE

NDJESI LUKSOZE

Dizajni i interierit pasqyron lidhjen ndërmjet automjetit dhe drejtuesit: një karakter sportiv i fuqishëm i kombinuar me rafinimin dhe rehatinë.
REHATI MODERNE

REHATI MODERNE

Dizajni i ndenjëseve të lehta kombinon UltrafabricsTM me tekstilin 3D-Knit me zero mbetje për rehati dhe performancë vërtet bashkëkohore.
FUQIA NË DUART TUAJA

FUQIA NË DUART TUAJA

Mbajeni performancën në duart tuaja. Timoni është projektuar me mbajtëse për gishtërinjtë e mëdhenj dhe leva marshi gjysmë të tejdukshme me ndriçim anësor, për rehati prekjeje më të madhe. Shtypni butonin e Modalitetit SV për të shpalosur potencialin e plotë të automjetit dhe për ta ndriçuar kabinën në ngjyrë të kuqe.
DETAJE PRECIZE

DETAJE PRECIZE

Rafinim në çdo detaj. Range Rover Sport SV EDITION ONE vjen me finitura në ngjyrë Black Ceramic në pikat kryesore, duke ofruar një ndjesi prekjeje të lëmuar dhe në formë diamanti si ajo e orëve luksoze.

ZGJIDHNI RANGE ROVER SPORT SV TUAJ TË RI

Modeli Range Rover Sport SV EDITION ONE është i disponueshëm në tri rekomandime ngjyrash të veçanta, secila me detaje unike në konsolën qendrore, ndarësin e përparmë, pedanet e pragut dhe ndriçimin anësor.

CARBON BRONZE MAT

CARBON BRONZE MAT

Pamje e fuqishme. I disponueshëm në ngjyrë eksterieri Carbon Bronze mat dhe kofano Fibre Karboni në ngjyrën e trupit, disqe 23 inç Fibre Karboni në ngjyrë Satin Grey Tint dhe interier UltrafabricsTM Cinder gri dhe Ebony.
MË MBANI TË INFORMUAR

INOVACIONE QË SFIDOJNË KUFIJTË

Krijuar falë përpjekjeve tona të palodhura drejt përsosmërisë, Range Rover Sport SV është një shpërfaqje e re emocionuese e inovacionit që sfidon kufijtë.
INOVACIONE QË SFIDOJNË KUFIJTË

VAZHDONI TË EKSPLORONI

RANGE ROVER SPORT EDITION ONE

RANGE ROVER SPORT EDITION ONE

Shijoni nivelet e reja të performancës me Range Rover Sport.
EKSPLORONI RANGE ROVER SPORT

EKSPLORONI RANGE ROVER SPORT

Drejtim i një niveli tjetër.
MODELET RANGE ROVER SPORT

MODELET RANGE ROVER SPORT

Shikoni gamën e plotë të modeleve.