PËRDITËSIMI I SOFTUERIT ME VALË

PËRDITËSIMI I SOFTUERIT ME VALË

GJITHMONË I LIDHUR, GJITHMONË I PËRDITËSUAR

Land Rover juaj i avancuar teknologjikisht aktualizohet në distancë, njësoj si telefoni juaj i zgjuar. Falë teknologjisë softuerike të makinës do të jetë gjithnjë i aktualizuar dhe i gatshëm për rrugëtim. Duke përdorur lidhjen e integruar të të dhënave të Land Rover, softueri më i fundit mund të shkarkohet automatikisht pa asnjë kosto. Përditësimet nuk kanë nevojë të kryhen menjëherë - mund të caktoni një aktualizim deri në dy javë më parë në një kohë që është e përshtatshme për ju.

SI TË INSTALONI AKTUALIZIMIN E SOFTUERIT TUAJ

HAPI 1 - FILLONI PËRDITËSIMIN

HAPI 1 - FILLONI PËRDITËSIMIN

Kur disponohet një aktualizim do të shihni një mesazh në ekranin tuaj me dy opsione: “Update now” (Përditëso tani) ose “Schedule” (Planifiko). Nëse ju kërkohet, pranoni termat dhe kushtet për të vazhduar.
HAPI 2 - INSTALO

HAPI 2 - INSTALO

Kur të jeni gati për të filluar, shtypni “Update now” (Përditëso tani). Disa aktualizime kërkojnë që automjeti juaj të jetë i fikur, i kyçur dhe me alarm para se të fillojë aktualizimi. Në këtë rast, ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni automjetin tuaj ndërsa instalimi është në proces. Land Rover-i juaj do t'ju njoftojë kur kërkohet ky lloj përditësimi.
HAPI 3 - PLANIFIKIMI

HAPI 3 - PLANIFIKIMI

Nëse përditësimi kërkon fikje të makinës, mund ta planifikoni atë për një kohë që është e përshtatshme për ju. Përditësimet mund të planifikohen deri në dy javë më parë.
HAPI 4 - MBARIMI

HAPI 4 - MBARIMI

Kur përditësimi të përfundojë, do të merrni një njoftim në ekranin tuaj me prekje që ju informon se instalimi ka qenë i suksesshëm. Tani mund të shijoni softuerin më të fundit për Land Rover-in tuaj.

SHËNIMET E PËRDITËSIMIT TË SOFTUERIT

Shikoni përmbajtjen e çdo softueri duke përdorur lidhjet më poshtë:

OPEN ALL
OS 2.0.1
OS 2.0.2
OS 2.0.3
OS 2.0.4
OS 2.0.5
OS 2.0.5a
OS 2.0.6

PËRDITËSIME AUTOMATIKE

Shumica e aktualizimeve të softuerit do t'ju kërkojë t’i pranoni manualisht para instalimit. Ndonjëherë, megjithatë, Land Rover juaj automatikisht përditësohet vetë për sigurinë ose mirëmbajtjen e sistemeve. Për përditësimet automatike, nuk keni pse të bëni asgjë, nuk do të shihni një njoftim në ekranin tuaj me prekjes dhe mund të drejtoni automjetin normalisht.

PYETJET E PËRDITËSIMIT TË SOFTUERIT

A keni një pyetje në lidhje me përditësimet e softuerit?
Pyetjet tona të shpeshta do të jenë mund t'ju ndihmojnë.
PYETJET E PËRDITËSIMIT TË SOFTUERIT