INCONTROL APPS

INCONTROL APPS

INSTALONI INCONTROL APPS

HAPI 1

HAPI 1

InControl Apps është i disponueshëm në shumicën e telefonave inteligjentë Android dhe Apple iOS. Kontrolloni nëse pajisjet tuaja janë të përputhshme.
HAPI 2

HAPI 2

Shkarkoni dhe instaloni lançuesin e InControl Apps në telefonin tuaj inteligjent. Pasi ta keni kryer instalimin, hapni aplikacionin.
HAPI 3

HAPI 3

Do t’ju kërkohet të ndiqni Udhëzuesin Auto Quick Start për të përfunduar aktivizimin. Tani jeni gati të lidhni telefonin tuaj inteligjent me automjetin tuaj duke përdorur InControl Apps.

LIDHENI TELEFONIN TUAJ INTELIGJENT ME INCONTROL APPS

HAPI 1- VETËM PËR PAJISJET ANDROID

HAPI 1- VETËM PËR PAJISJET ANDROID

Për pajisjet Android: fillimisht njihni dhe lidhni telefonin tuaj inteligjent me automjetin duke përdorur Land Rover Bluetooth (nevojitet për thirrjet telefonike dhe transmetimin zanor). Ky hap nuk është i nevojshëm për pajisjet iOS.
HAPI 2

HAPI 2

Sigurohuni që pajisja juaj të jetë e shkyçur dhe kasat ose mbrojtëset e ekranit të mos jenë mbyllur (disa mund të kyçin automatikisht telefonin kur mbyllen).
HAPI 3

HAPI 3

Duke përdorur kabllon e lidhjes USB që vjen me telefonin tuaj inteligjent, lidheni telefonin tuaj me portën USB të automjetit.
HAPI 4

HAPI 4

Nëse jeni duke përdorur një telefon iPhone dhe InControl Apps nuk është aktiv, do t’ju kërkohet që ta hapni aplikacionin. Nëse përdorni një telefon Android, ju mund të zgjidhni Always Allow (Lejo gjithmonë) kur t’ju kërkohet, në mënyrë që të mos ju shfaqen më njoftime për hapjen.
HAPI 5

HAPI 5

Zgjidhni InControl Apps në Ekranin me prekje. Vetëm aplikacionet që kanë kaluar procesin e miratimit nga Land Rover mund të përdoren me InControl Apps. Disa prej këtyre aplikacioneve mund të kërkojnë abonim.
HAPI 6

HAPI 6

Në Ekranin me prekje, do t’ju kërkohet të zgjidhni View (përdorimi i aplikacioneve pa zë) ose View and Listen (përdorimi i aplikacioneve me zë, p.sh., aplikacionet muzikore dhe thirrjet).

PËRDITËSIMET E SIGURISË PËR APPLE IOS

Si pjesë e përditësimeve të fundit të sigurisë në telefonat me iOS 9 ose më tej, InControl Apps kërkon kryerjen e një hapi të shkurtër miratimi për të aktivizuar çdo aplikacion të pajtueshëm në automjetin tuaj. Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi t’i referoheni seksionit Përditësimi i sigurisë në PPSH-të për InControl Connect.

VEÇORITË E REJA TË SIGURISË

VEÇORITË E REJA TË SIGURISË

Sikurse do ta shihni, aplikacionet që kërkojnë leje do të shfaqen në ngjyrë gri dhe nuk do të mund të përdoren deri në përfundim të procesit.
DHËNIA E LEJEVE

DHËNIA E LEJEVE

Në Ekranin me prekje të automjetit tuaj Land Rover, zgjidhni aplikacionin në ngjyrë gri që dëshironi të hapni dhe ndiqni udhëzimet e shfaqura në anën e majtë. Gjatë procesit, do t’ju kërkohet dy herë që të jepni lejen tuaj në telefonin tuaj inteligjent. Ky proces do të duhet të kryhet vetëm një herë për secilin aplikacion.
INFORMACIONE TË MËTEJSHME

INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Telefoni juaj inteligjent mund të mos ketë softuerin më të ri. Për të kontrolluar nëse ka përditësime të disponueshme, shkoni te menuja Settings (Cilësimet) në telefonin tuaj inteligjent.

MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

INCONTROL APPS

INCONTROL APPS

InControl Apps përfshin një grup aplikacionesh të optimizuara për automjetet dhe interaktive, që bëjnë të mundur transmetimin e medias, shërbimet e bazuara në cloud dhe vendndodhje, etj., nëpërmjet një porte USB.
MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë me pyetjet që mund të keni ose t’ju njohim më tej me Land Rover InControl.
TERMAT DHE KUSHTET

TERMAT DHE KUSHTET

Aksesoni termat dhe kushtet dhe dokumentet e politikës së privatësisë së Land Rover InControl nga faqja e internetit e Land Rover për vendin tuaj.

Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.