INSTALIMI I KARTËS SIM

INSTALIMI I KARTËS SIM

INSTALONI NJË KARTË SIM

Për të aktivizuar lidhjen në automjet, ju lutemi të instaloni një kartë SIM me një kontratë të përshtatshme vetëm me njësi interneti celular. Këtë kartë mund ta kërkoni nga ofruesi i rrjetit tuaj celular.

HAPI 1

HAPI 1

Në varësi të sistemit tuaj të informacionit dhe argëtimit, përmasa e kartës SIM duhet të jetë:

• InControl Touch Pro: Mikro SIM
• InControl Touch / Touch Plus: SIM standard
HAPI 2

HAPI 2

Sigurohuni që karta SIM të jetë vendosur plotësisht me konektorët metalikë të vendosur nga brenda dhe pjesën e shkurtër të vendosur nga jashtë. Kur karta SIM të jetë vendosur në mënyrën e duhur, ajo duhet të jetë e puthitur me hapësirën përkatëse.

MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

WI-FI HOTSPOT

WI-FI HOTSPOT

Wi-Fi Hotspot mundëson një Wi-Fi Hotspot 3G në automjetin tuaj, duke i lejuar pasagjerët të lidhin deri në 8 pajisje me internetin.
MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

MBËSHTETJA PËR LAND ROVER INCONTROL

Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë me pyetjet që mund të keni ose t’ju njohim më tej me Land Rover InControl.
TERMAT DHE KUSHTET

TERMAT DHE KUSHTET

Aksesoni termat dhe kushtet dhe dokumentet e politikës së privatësisë së Land Rover InControl nga faqja e internetit e Land Rover për vendin tuaj.

Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.