SHËRBIMET PROFESIONALE

SHËRBIMET PROFESIONALE

Sistemi InControl Touch Pro, së bashku me Pro Services (Shërbimet profesionale), ofron një sërë alternativash të përmirësuara, të cilat janë projektuar për t’ju ndihmuar që të mbërrini në destinacion me lehtësi:

  • Avoid traffic congestion with live Real Time Traffic Information
  • Find places of interest quickly and easily using Online Search from Lonely Planet
    and other popular travel guides
  • See where you are going with photographic from Satellite and Street Level Imagery
  • Automatically update contacts with your ETA using Share Estimated Time of Arrival

LAND ROVER INCONTROL PRO SERVICES


Pro Services ofron gjithçka, që nga informacioni i bazuar te qarkullimi i trafikut në kohë reale, e deri te navigacioni nga destinacioni në destinacion, i koordinuar me telefonin tuaj inteligjent.

QARKULLIMI I TRAFIKUT NË KOHË REALE
Qarkullimi i trafikut në kohë reale përdor miliona burime të dhënash në kohë reale për trafikun, për t’ju mundësuar informacionin më të saktë rreth trafikut për itinerarin tuaj të planifikuar. Falë informimit më të mirë rreth trafikut, planifikimi, riorganizimi dhe ndjekja e itinerarit tuaj nuk kanë qenë asnjëherë më parë kaq eficiente.

KËRKIMI ONLINE
Pavarësisht vendndodhjes suaj, ju mund të kërkoni në zonën përreth për vende me interes. Sistemi akseson Trip Advisor, Lonely Planet, Qype dhe burime të tjera për t’ju siguruar informacione, imazhe dhe vlerësime. Shkoni drejt e tek ato ose ndajini me të tjerët drejtpërdrejt nga konsola.

PAMJA SATELITORE
Në disa raste, mund t’ju nevojitet që ta shihni zonën përreth nga lart. Nëpërmjet Connect Pro, ju mund të shihni pamje satelitore vetëm me një prekje.

IMAZHET NË NIVEL RRUGE
Për t’ju ndihmuar që të njihni destinacionin tuaj teksa i afroheni, ekrani mund të shfaqë një pamje panoramike 360 gradë të rrugës.*+

INCONTROL PRO SERVICES



ONLINE ROUTING (ITINERARI ONLINE)
Gjatë rrugës drejt një destinacioni, sistemi monitoron kushtet e trafikut në kohë reale dhe merr në konsideratë modelet e zakonshme të trafikut për orarin përkatës, duke ju siguruar itinerarin optimal.

*Kërkon një mikro SIM me shërbim interneti celular të përshtatshëm.
+Ku funksionon dhe disponohet.


Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.