LAND ROVER INCONTROL?

LAND ROVER INCONTROL?

TEKNOLOGJI E AVANCUAR QË JU LIDH ME AUTOMJETIN TUAJ DHE ME BOTËN MË GJERË
Ekrani me prekje 10” i shkëlqyer me grafika të qarta nuk përdor asnjë buton dhe funksionon në mënyrë po aq intuitive sa një iPad.
TOPGEAR

PROCESIM I FUQISHËM, EKRAN ME PREKJE REAGUES

Në themel të Land Rover InControl ndodhet një procesor Intel me bërthama të shumëfishta, me rrjet ethernet me shpejtësi të lartë, i kontrolluar nëpërmjet Ekranit me prekje si një tabletë.

PËRJETONI LIDHJE TË LEHTË

Connect Pro* përfshin InControl Apps, Wi-Fi Hotspot dhe Pro Services (shërbimet profesionale) dhe është projektuar për t’ju përmirësuar përvojën brenda dhe jashtë automjetit tuaj, duke garantuar që ju dhe pasagjerët tuaj do ta shijoni udhëtimin ndërsa qëndroni lidhur me botën.

NAVIGACION AUTOMJETI KRYESUES NË INDUSTRI

Navigacioni ju thjeshton dhe orienton me saktësi për të mbërritur në destinacion falë udhëzimeve zanore të njëpasnjëshme, pamjes së kryqëzimeve dhe hartave 3D.

DREJTONI DHE PARKONI SIPAS MËNYRËS SUAJ

Me një sërë veçorish të Asistencës së drejtuesit, Land Rover InControl ju mundëson ta shijoni udhëtimin, pavarësisht nëse keni parkuar në qytet apo jeni në lëvizje.

*Touch Pro Duo është i disponueshëm vetëm në modelin e ri të Range Rover Velar.

Me lançimin e InControl, disa nga veçoritë e përshkruara mund të jenë fakultative dhe të varen nga tregu ose nga grupi i fuqisë së mjetit. Ju lutemi konsultohuni me Shitësin tuaj lokal të autorizuar të Land Rover lidhur me disponueshmërinë dhe kushtet e plota. Disa veçori kërkojnë një SIM të posaçëm me kontratë të përshtatshme interneti (data), që do të kërkojë rinovim të mëtejshëm pas afatit fillestar të këshilluar nga Shitësi juaj. Lidhja celulare nuk mund të garantohet në të gjitha vendndodhjet.